Një tifoz i Fenerbahçes vdiq nga sulmi në zemër teksa festonte golin e minutës së fundit kundër Galatasarayt

Një tifoz i Fenerbahçes vdiq nga sulmi në zemër teksa festonte golin e minutës së fundit kundër Galatasarayt

Një tifoz i gjigantit turk, Fenerbahçes ka humbur jetën si pasojë e një sulmi në zemër. Kjo pasi skuadra e Fenerbahçes arriti të fitonte derbin më të madh të Turqisë kundër Galatasarayt në stadiumin e këtyre të fundit, njofton agjencia DHA.

Fenerbahçe fitoi 1-2 me golin e fitores të arritur në minutën e 94-të të takimit nga Miguel Crespo.

Tifozi 60-vjeçar, Ahmet Ujsal festoi gjatë golit të fitores, më pas u rrëzua dhe pak kohë më vonë vdiq në spital.

Raportohet se tifozi i ndjerë turk ndeshjen e ka ndjekur në kafenenë e kushëririt të tij në qytetin Alashehir.

Kur Fenerbahçe, të cilin ai e donte aq shumë, shënoi një gol në fund, daja im ra përtokë’, tha nipi i tij.

Fenerbahçe zë vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa Galata është vetëm e teta me 21 pikë në tabelë.

Related Articles