Pas ndeshjes së Zvicrës me Irlandën Veriore, një tifoz iu afrua Xherdan Shaqirit dhe ia vendosi një ‘duks’ me stemën e UÇK-së.
Kur futbollisti e pa atë, e largoi menjëherë, instinktivisht.
Komentatorët zviceran e cilësuan si skandal. Madje ata folën për logon e UÇK-s, duke iu referuar si një organizate ‘terroriste’.
Ndërkohë, Xherdan Shaqiri ka bërë paraqitjen e tij të 100 me fanellën e Zvicrës.
Kurse, në mungesë të Granit Xhakës, Shaqiri ishte kapiteni i Kombëtares së Zvicrës./Gazeta Enigma/.