Ajaxi ka shënuar fitore në ndeshjen derbi ndaj PSV Eindhovenit, në kuadër të javës së 27-të në Eredivisie.
Në “Johan Cruijff Arena” vendasit shënuan fitore me rezultatin 3:2.
Megjithatë, edhe një situatë e ndodhur pas ndeshjes ka marrë vëmendje të madhe.
Antony që ishte hero i Ajaxit sot pasi shënoi golin e fitores në minutën e 86-të, pas ndeshjes u nis drejt tifozëve për t’ia dhuruar fanellën një djaloshi të vogël.
Por, një i rritur me një veprim tinëzar ia vodhi fanellën nga duart sulmuesit brazilian.
E gjithë kjo është kapur nga kamerat, teksa video tashmë ka filluar të bëhet virale në internet.