Komandanti i Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, kolonel Rocco Mundo, kryesoi sot ceremoninë e përfundimit të dislokimit të një toge të kontingjentit shqiptar.
Ceremonia u mbajt në kampin “Villaggio Italia”, në Pejë.
Koloneli Mundo shprehu vlerësimin e tij për personelin shqiptar në largim, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë dërgimit të tyre.
KFOR-i në njoftim tha se ata u nderuan me medalje të NATO-s, në shenjë mirënjohjeje për shërbimet e tyre të shkëlqyera.