Një vdekje dhe 36 persona rezultuan pozitiv me COVID

Një vdekje dhe 36 persona rezultuan pozitiv me COVID

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit është shënuar një i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga 800 testime të kryera, 36 persona rezultuan të infektuar, ndërsa 51 të shëruar.

Aktualisht, në spital po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste janë regjistruar në Tiranë – 16. Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Berati 82-vjeçe.

Janë shëruar 51 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.070.

Shqipëria ka regjistruar 273.146 raste me koronavirus, prej tyre 269.070 janë shëruar, 587 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.489 pacientë.

Related Articles