Një veturë përfshihet nga zjarri në Veternik, policia jep detaje

Në Veternik sot është përfshir nga zjarri një veturë, raporton Gazeta “Enigma”

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Nga zjarri është prekur edhe një veturë tjetër afër veturës që kishte marrë flakë

“Rreth orës 10:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në rrugën “Shkupi” në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar  përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Një veturë përfshihet nga zjarri në Veternik????Posted by Gazeta Enigma on Wednesday, June 23, 2021

/Gazeta “Enigma”.

Related Articles