Një vet-aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Lajmin për Gazetën Enigma ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 09:40, në rrugën Prishtinë -Gjilan , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, është shprehur Ahmeti.
Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.