Një vit i zhdukur, urdhër arrest i ri për Ervis Martinajn, i bastisen shtëpitë

Një vit i zhdukur, urdhër arrest i ri për Ervis Martinajn, i bastisen shtëpitë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej rreth një viti (8 gusht 2022). Paraprakisht dyshohet se kontrollet në shtëpitë e tij janë ushtruar pasi ndaj Martinajt është nxjerrë një urdhër-arresti i ri që ka të bëjë me operacionin e fundit të Prokurorisë, që deri më tani ka çuar në pranga të paktën 6 persona, mes tyre zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen.

Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje. Pas kësaj dëshmie, Martinaj u shpall i zhdukur pas një denoncimi të bërë nga familjarët.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda.

Related Articles