Një vit nga incidenti i Elzës, deputetja Ujkani poston foton me motrën

Një vit nga incidenti i Elzës, deputetja Ujkani poston foton me motrën

Kandidatja për deputete në radhët e VV-së, Fjolla Ujkani, ka publikuar një foto së bashku me motrën e saj Elzën një vit pas incidentit në Prishtinë.

Ujkani, përmes një postimi në facebook u shprehë se ajo është arsyeja pse besoj se çdo sfidë mund të tejkalohet dhe që Elza është një simbol i guximit dhe dashurisë së pafund.

“Në secilën ditë, Në secilën frymëmarrje, Në secilën buzëqeshje, Në secilin lot që rrjedh pa zë!

Ti je arsyeja pse besoj se çdo sfidë mund të tejkalohet. Ti je simboli i guximit dhe dashurisë së pafund.

Sot u bë një vit nga aksidenti i Elzes!”, ka shkruar Fjolla.

Kujtojmë se me 18 janar 2024, Elza mbeti e lënduar pasi është goditur nga materialet e rënda që kanë rënë nga kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës, në lagjen Arbëria.

Related Articles