Një zonë pyjore në Suharekë kaplohet nga zjarri shkaku i kabllove elektrike

Një zonë pyjore në Suharekë kaplohet nga zjarri shkaku i kabllove elektrike

Një zonë pyjore në fshatin Sopijë të Suharekës është kapluar nga zjarri, pas problemeve që u shkaktuan në një trafo elektrike, shkaku i temperaturave të nxehta, njofton Gazeta Enigma.

Organizata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit atje tha se zjarri u përhap në orët e pasdites, por që i njëjti u lokalizua nga zjarrfikësit.

“Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri trafo e rrymës dhe fushat, intervenimi nga zjarrfikësit lokalizohet trafo rrymës dhe zjarri fushor”, thuhet në njoftimin e organizatës. /Gazeta Enigma

Related Articles