“Njëra e ka rrahur, e tjetra e ka gjetur të zhveshur në klasë. Por përkundër kësaj asnjë masë nuk u morë. Fëmija u traumatizua e prindërit e pashpresë u detyruan ta ndalin atë nga shkolla”.
Kështu i përshkroi Arbnesha Shehu përjetimet e djalit të saj.
Ajo për Insjaderin tregoi se i biri i saj Arbri (emri i ndryshuar nga redaksia) ka lindur me paaftësin për të dëgjuar e folur. Ndaj, ai ishte detyruar që prej klasës së parë deri në të gjashtën t’i vijonte mësimet në Qendrën Burimore “Nënë Tereza” në Prizren.
Çifti Shehu fillimisht ishin të kënaqur me trajtimin që i bëhej të birit të tyre në këtë institucion.
Derisa një ditë ai me shumë ngulm fillon të hezitoj për të shkuar atje. Por prindërit nuk e përfillën këtë qëndrim të tij.