Njëra e lënduar prej shpërthimit në Kçiq ka djegie në 70 për qind të trupit – dy pacientë po trajtohen në Gjermani

Njëra e lënduar prej shpërthimit në Kçiq ka djegie në 70 për qind të trupit – dy pacientë po trajtohen në Gjermani

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Emergjencën dhe Kirurgjinë Plastike, ku ka vizituar 13 pacientët që u lënduan nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës.

Kurti tha se u njoftua se njëra prej pacienteve tashmë ndodhet në Suedi, e cila ka pasur djegie të shkallës së tretë në afër 70 për qind të trupit.

“Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Kurti.

Shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur një javë më parë në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Related Articles