Tashmë banorët kanë hyrë në javën e katërt të garës në formatin më të përfolur reality, Big Brother VIP Kosova.
Vullnenti ka diskutuar me banorët e tjerë të shtëpisë për njërin ndër konkurentët, saktësisht për Xuxin.
Ai është shprehur se këngëtari përmend shumë shpesh Zotin. E për këtë ai beson që po fut banorët e publikun jashtë në kurth.
“Njerëzit që e përmendin shumë shpesh Zotin, kanë për qëllim t’ju fusin në kurth”, u shpreh Vullneti.
Ndryshe banorët tashmë garojnë për 190 mijë euro, pasi 10 mijë i ka sakrifikuar konkurrentja Xheneta, pasi shikoi një video teksa Xuxi flet për familjen e saj. /Gazeta Enigma