Njeriu më i sigurt e më i vetmuar në Kosovë – kryetari Lulzim Hetemi (VIDEO)

Njeriu më i sigurt e më i vetmuar në Kosovë – kryetari Lulzim Hetemi (VIDEO)

Janë bërë katër ditë që e gëzon statusin e njeriut më të sigurt në Kosovë.

Për Lulzim Hetemin po kujdesen dhjetëra policë vendorë e ushtarë të NATO-s.

Por, në të njëjtën kohë, kryetari i ri i Leposaviqit mund të konsiderohet edhe si njëri nga njerëzit më të vetmuar në Republikë.

Hetemi po qëndron në zyrën e tij në komunë, nga e hëna kur hyri e më s’doli shkaku i protestave të serbëve përreth objektit.

Rrethanat e krijuara i kanë shqetësuar familjarët e tij në Bistricë, njërin nga tre fshatrat shqiptare të Leposaviqit, që me kryetarin flasin përditë, por veç me telefon.

Lulit, siç e quajnë në katund, pos gruas e fëmijëve që i jetojnë në Mitrovicë dhe familjarëve tjerë, nuk është duke i munguar ndonjë gjë tjetër.

Bashkimi nuk e di kur do t’i kthehet vëllai, por do të donte që të krijohen kushtet që kryetari ta kryejë punën e tij normalisht.

Ky respekton vendimin e vëllait që të mos dalë nga zyra dhe thotë që edhe krejt pjesa tjetër e familjes e përkrahin kryetarin e Leposaviqit në çdo veprim që e ndërmerr.

Related Articles