Shefqet Begu, i njohur ndryshe si “Qeti” është themelues i tifo grupit mitrovicas “Torcida”, mirëpo që i njejti ka qenë përballë tyre në derbin e fundit mitrovicas, shkruan Gazeta Enigma.
Begu ka themeluar një grup të rinj tifozësh të cilët janë mbështetës të klubit mitrovicas “Trepça ’89”.
I njejti ka dalë kundër tifo grupit “Torcida” të cilin e themeloi vetë në vitin e largët 1984.
“Torcida” ishte në mbështetje të klubit “Trepça”, i cili njihet si simbol i qytetit të Mitrovicës, mirëpo jo edhe Begu, i cili pas më shumë se katër dekadash i doli përballë grupit të cilin vet e themeloi.
Ndryshe “Torcida” ishte përjashtuar vite më parë nga klubi i Trepçës ’89 dhe ky tifo grup vazhdoi të mbështeste vetëm klubin e Trepçës.
Trepça e triumfoi derbin lokal ndaj Trepçës ’89 me rezultatin minimal 1-0. /Gazeta Enigma/