Bayern Munich dhe Real Madrid barazuan 2:2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.
Leroy Sane dhe Harry Kane shënuan gola për Bayernin, dhe Vinicius Junior ishte golashënuesi i dy golave të Realit.
Lojtari më i dobët ishte Kim Min Jae, mbrojtësi korean i Bayernit i cili gaboi shumë me golin e parë dhe më pas shkaktoi penalltinë për golin e dytë.
Pas ndeshjes, ai i ka kaluar para gazetarëve dhe ka arritur të thotë vetëm një fjali. “Më vjen shumë keq,” tha ai në gjuhën e tij amtare.