Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “REAGIMI 2025”

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “REAGIMI 2025”

Sot, më 24 prill 2025, në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, Sllatinë, u realizua ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”.

Ky aktivitet kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte emergjente

Ushtrimi u fokusua në përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike dhe teknologjike, përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit, duke testuar aftësitë dhe koordinimin në kushte operacionale.

“Gjatë ushtrimit, u testuan edhe komponentët kyç të reagimit, si ndërveprueshmëria, bashkëpunimi, koordinimi, komunikimi, komanda dhe kontrolli, u testuan gjatë këtij ushtrimi“, thuhet n​ë njoftim.

“Pjesëmarrësit në këtë ushtrim, nga të gjitha nivelet e strukturave, treguan një nivel të lartë profesionalizmi dhe disipline, ashtu siç pritet nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

Kjo ka dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjes për situata emergjente. Ky ushtrim u përcoll nga afër nga drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha me stafin e lartë menaxhues, si dhe përfaqësues nga institucione vendore e ndërkombëtare”.

Tutje, bëhet e ditur se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka ndarë mirënjohje për pjesëmarrësit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij aktiviteti.

Related Articles