Një gjyshe nga Gjermania ka shpenzuar 30 mijë euro për ta mbuluar trupin me tatuazhe duke e bërë që të duket si një “livadh i bukur” dhe thotë se e dashuron trupin e saj si kurrë më parë.
Kerstin Tristan, 56-vjeçe, është mbuluar me vizatime të ndryshme përfshirë trëndafilat në këmbë, shputat e leopardit dhe portret i detajuar në gjoks.
Ajo me tatuazhet e saj ka joshur mbi 195 mijë ndjekës në Instagram dhe thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet së vizatuari trupin.
“Kur e shikoj veten në pasqyrë, e shoh një livadh të bukur plot me lule që ka shumë dashuri”, thotë 56-vjeçarja.
Thotë se tatuazhi i parë i ndihmoi ta dashurojë veten, pasi kështu nuk ishte ndier më parë.