Aeroporti i Rinasit njofton se pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Francës dhe Zvicrës duhet të jenë të vaksinuar me vaksinat e certifikuara nga EMA, me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
TIA njofton se pasagjerët duhet të paraqesin vetëm rezultatin e PCR negative, të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.
Njoftimi i plotë i TIA-s
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër
Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria:
Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca,
Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.
Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.