Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka publikuar sot një njoftim në profilet zyrtare nëpër rrjete sociale duke njoftuar se janë në koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëpunëtoret dhe se janë në mënyrë të vazhdueshme duke bërë vlerësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.
KFOR ka shprehur gatishmërinë për ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet pa dallim, duke përmbushur mandatin e marrë nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.
Një njoftim të tillë të KFOR e ka parë si “interesant” politikania serbe, Rada Trajkovic, e cila edhe ka reaguar në profilin e saj në “twitter”.
Lidhur me këtë njoftim të KFOR-it, Gazeta Express ka kontaktuar zv. Drjetorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
I pyetur nëse ky njoftim i KFOR-it lidhet me ndonjë cenim të mundshëm të sigurisë në Veri të vendit dhe nëse Policia e Kosovës ka rritur forcat policore në Veri, Elshani ka thënë se “Gjithçka është në rregull”.
Krerët e shtetit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë ngritur shqetësime dhe alarm se Serbia po përgatitet për sulme të reja.
Hiq më larg se më 14 dhjetor (dje), presidentja Osmani e ka bërë një deklaratë të tillë në Burksel, duke kërkuar masa kundër Serbisë dhe duke thënë se mossanksionimi është ftesë për Serbinë që të sulmojë përsëri.
We are in close coordination with all counterparts and are continuously evaluating the security situation in Kosovo. pic.twitter.com/aZyi9faV8i
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) December 15, 2023