Njofton komuna e Prishtinës: Rruga ‘Agim Ramadani’ të hënën do të jetë gati për qarkullim

Njofton komuna e Prishtinës: Rruga ‘Agim Ramadani’ të hënën do të jetë gati për qarkullim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në rrugën “Agim Ramadani” janë drejt përfundimit dhe pritet që ajo të hapet për qarkullim të hënën.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna ka publikuar edhe pamje nga vendi i punimeve, duke njoftuar për ecurinë e tyre.

“Sot po kryhet asfaltimi, nesër bëjmë vijëzimin, e të hënën gjithçka do të jetë gati për qarkullim!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Related Articles