Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët kosovarë për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës nga ana e Armenisë.
Kurti tha se “pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht”.
“Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë”, shkroi Kurti në një postim në një postim në Facebook.
“Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë”, u shpreh tutje kryeministri. /Gazeta Enigma