Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas njohjes të Kosovës nga shteti sirian, duke lavdëruar punën e presidentes Vjosa Osmani.
“Njohja e Kosovës nga Siria është lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme. Vlerësoj punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj”, shkroi Haradinaj.
“Kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona”, u shpreh tutje i pari i AAK-së.
