Pjesë e operacionit për lokalizimin e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë është edhe Njësia Speciale Intervenuese (NjSI).
Deri më tani, gjatë bastisjes NjSI ka gjetur antiplumb, maska dhe revole.
Po ashtu, edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është në vendin e ngjarjes.
Gjatë një operacioni policor sot policia ka neutralizuar njërin nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur në një argjendari në Suharekë, me ç’rast i njëjti ka mbetur i vrarë.
Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.
Po ashtu, dyshohet se gjatë aksionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Burimet brenda policisë konfirmojnë qe polici i plagosur është hetues.
Deshmitarët ne kushte anonimiteti kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me por me sugjerimin e policisë kanë qëndruar në hapësira të sigurta, njofton Dukagjini.
Aksioni ka filluar rreth orës 12:00-12:30.