Shkrimtarja franceze Annie Ernaux ka fituar çmimin Nobel në Letërsi, për “guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.
Çmimi ndahet nga Akademia Suedeze.
Çmimet Nobel, të dhëna që nga viti 1901, njohin arritjet në letërsi, shkencë, paqe dhe më vonë në ekonomi.
Fituesit e mëparshëm letrarë kanë përfshirë novelistë si Ernest Hemingway, Gabriel Garcia Marquez dhe Toni Morrison, poetë si Louise Gluck, Pablo Neruda, Joseph Brodsky dhe Rabindranath Tagore, dhe dramaturgë duke përfshirë Harold Pinter dhe Eugene O’Neill.
/TCH/