Nol Dedaj e quan “klloshare” Rizvanollin pasi e shkarkoi, i bie pishman dhe e editon postimin

Nol Dedaj e quan “klloshare” Rizvanollin pasi e shkarkoi, i bie pishman dhe e editon postimin

Ish-kryesuesi i Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Trainkos”, Nol Dedaj, ka reaguar ashpër pasi u shkarkua nga kjo pozitë, vendim ky të cilin e quajti politik, duke e ofenduar rëndë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në një postim në Facebook, Dedaj e quajti ministren si “klloshare’, por më pas e ndryshoi statusin e tij, duke njoftuar vetëm për vendimin për shkarkim.

“Dje kllosharja e veshur ne petkun e ministres me shkarkoj nga posti i kryesusit te bordit ne TRANINKOS, nuk kam leju qe te behem pjese e shkarkimeve politike.

Me kete shkarkim e kam rujt nderin e familjes, timin personal dhe profesional.”, shkroi ai fillimisht.

Por më pas, pjesën e parë e largoi dhe e editoi statusin, duke u shprehur se nuk e ka lejtuar që të bëhet pjesë e ‘shkarkimeve politike’, pa sqaruar më shumë për atë që ka ndodhur.

“Dje u shkarkova nga detyra e kryesusit te bordit ne TRANINKOS, nuk kam leju qe te behem pjese e shkarkimeve politike.

Me kete shkarkim e kam rujt nderin e familjes, timin personal dhe profesional.”, ishte statusi i tij i dytë.

Kujtojmë se në gusht të vitit të kaluar, Nol Dedaj ishte emëruar kryesues i bordit, ndërkaq si anëtarë të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike të hekurudhave ishin emëruar: Astrit Mehaj, Drita Kadriu-Berisha, Blerina Shamolli, Rizah Spanca dhe Shaban Neziri.

Related Articles