Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, lidhur me deklaratën për Gjykatën Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kur është bërë votimi i saj, Osmani ka qenë deputete dhe e ka votuar atë.
“Vjosa Osmani tha që nuk duhet të harrojmë kush e ka votu Gjykatën Speciale, duke e paraqitur si një gabim të së kaluarës.
Pooooor, kur është bërë ky votim, Vjosa ka qenë deputete dhe e ka votu me dy duart”, ka shkruar ai në Facebook.