Sali Berisha do ta ketë të pamundur hyrjen në Britani të Madhe edhe më tej.
Kjo pasi ish-presidenti dhe ish-kryeministri demokrat i Shqipërisë, e humbi apelin, në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.
Përpjekja e avokatëve të Berishës ishte e pa suksesshme për të rrëzuar në këtë komison, dosjen britanike përmes të cilës “Home Office” e shpalli Berishën “non grata” gjatë korrikut të 2022-tës.
Sipas britanikëve, Berisha ishte i përfshirë në korrupsion, ndërhyri në punët e drejtësisë dhe se kishte lidhje me krimin e organizuar.
Mediumi nga Shqipëria, Top Channel ka arritur të siguroj vendimin e lexuar këtë të hënë, nga ku gjykatësi i çështjes rrëzoi pretendimin e zotit Berisha se ai gëzonte imunitet dhe nuk mund të ndëshkohej në këtë mënyrë.
“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”. /Gazeta Enigma