Vijojnë diskutimet në Kryesinë e Partisë Demokratike, ku në fokus të debateve ka qenë marrëdhënia e partisë me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Një tjetër deputet që është rreshtuar kundër Berishës ka qenë Enkelejd Alibeaj, i cili theksoi se dizenjinimi non-grata është vdekje politike. Mes të tjerash ai theksoi se demokratët nuk kanë pse bëjnë sakrifica për Berishën.
“Dizenjinimi non-grata është vdekje politike. Kush se kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston non-grata? Jo s’ka! S’kishte zgjidhje tjetër PD. Pse vetëm demokratët do bëjnë sakrifica për Sali Berishën?! Po Sali Berisha nuk bën dot sakrifica për PD dhe të vazhdonte betejën e vet”, tha Alibeaj.
Në diskutim ka ndërhyrë kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, bëri thirrje që të mbahet vetëm një Kuvend, ai i datës 11 dhjetor, i shpallur nga Berisha.
“Kë nxjerr njoftim të paligjshëm. Statuti i FRPD se është i dorëzuar në instancat më të larta europiane të EPP dhe institucioneve të tjera. Meqë ke ndërruar 180 gradë qëndrim dhe tani e pranon që ka nevojë për Kuvend, bujrum hajde në Kuvend në datë 11, bashkohu me 4200 delegatët”.
“Shtoji rendit të ditës se 4200 delegatëve edhe pikat e tua dhe hajde të kemi vetëm 1 Kuvend. Dhe nuk kemi pse e shtyjmë me 1 javë.”, tha Këlliçi./Gazeta Enigma/