Nora Gjakova ka mbetur pa medalje në Grand Slamin e Parisit.
Xhudistja kosovare humbi garën për të bronztën, pasi u mposht nga kandezja, Jessica Klimkait.
Kësisoj, kampionia olimpike u rendit e pesta në kategorinë deri në 57 kilogramë, teksa fitoi 360 pikë olimpike për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ajo garën e nisi me fitore ndaj Jessica Lima, për të mposhtuar pastaj edhe Ivelina Ilieva.
Xhudistja nga Peja në çerekfinale u mposht nga Sarah Leonie Cysique, derisa në luftën e parë të repesazhit mposhti Veronica Toniolon.
Kujtojmë se sot pa medalje mbeti edhe Flaka Loxha, teksa me të artën u stolis Distria Krasniqi.