Nora Gjakova është kandidate zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës për Komisionin e Atletëve të IJF (Federata Ndërkombëtare e Xhudos) në JudoWorlds (Botërorin e Xhudos) që do të mbahet në Budapest të Hungarisë.
Kjo është bërë e ditur nga Federata e Xhudos së Kosovës.
“Kampione Olimpike, medaliste e bronztë në Botëror dhe tetë herë medaliste në Evropian, Nora e ka përfaqësuar me krenari Kosovën në tre Lojëra Olimpike, duke qenë gjithmonë shembull frymëzimi brenda dhe jashtë tatamit”.
“Tani, ajo është e gatshme të përfaqësojë zërat e sportistëve në skenën globale, duke sjellë përvojën, integritetin dhe pasionin e saj për xhudon në zemër të vendimmarrjes”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Poashtu bëhet e ditur se zgjedhjet do të mbahen gjatë Kampionatit Botëror të Xhudos për Senior (13–19 qershor 2025) në Hungari, ndërsa vetëm sportistët e akredituar në Kampionatin Botëror mund të votojnë.