Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Guerot: Nuk shoh zgjidhje më të mirë sesa plani franko-gjerman

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Guerot: Nuk shoh zgjidhje më të mirë sesa plani franko-gjerman

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot nuk sheh ndonjë zgjidhje më të mirë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, sesa plani franko-gjerman.

Ambasadori francez ka theksuar se ky plan ka avantazhe për të dyja vendet, teksa thotë se ky propozim siguron gjërat për Kosovën që i ka kërkuar me vite.

“Nuk shoh ndonjë zgjidhje tjetër këtu përpos planit franko-gjerman. Është një zgjidhje që është propozuar në shtator 2022 dhe është diskutuar dhe përfundimisht ka dalë në shkurt 2023 dhe siç tha Rohde [ambasadori i Gjermanisë] ka dhënë shumë avantazhe për Kosovën, relacione më të mira, integritetin territorial, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe gjëra të tjera, për të cilat ka luftuar Kosova ndër vite”, ka thënë Guerot.

Ai ka përsëritur kërkesën e vendeve të QUINT-it duke thënë se edhe Franca pret nga Kosova të kryejë detyrat e saj dhe të procedojë tutje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Related Articles