Pas disa orësh pritjesh dhe kolonash të gjata, është rikthyer qarkullimi i rregullt në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë.
Hapja e kufirit ka mundësuar që mërgimtarët të vazhdojnë udhëtimin drejt Kosovës, ndërsa automjetet dhe autobusët po kalojnë pa pengesa të mëdha.
Gjatë ditës, fluksi i lartë i udhëtarëve kishte shkaktuar pritje të gjata dhe grumbullime në zonën kufitare, por situata tashmë është përmirësuar dhe kolonat kanë filluar të zvogëlohen.
Pritet që numri i udhëtarëve të mbetet i lartë edhe gjatë orëve në vijim, për shkak të sezonit veror dhe lëvizjeve të shumta të mërgimtarëve drejt vendlindjes.
