Anders Behring Breivik u ka dërguar nga burgu letra 20 prodhuesve te filmave duke i lutur që të tregojnë historinë e tij.
Vrasësi masiv i Norvegjisë kërkon të fitojë miliona euro duke shitur të drejtat për ta kthyer jetën e tij në një film.
The Sun raporton se 10 vjet nga masakra e tij tronditëse në ishull e cila la 77 të vdekur, 42-vjeçari shkruan dhjetëra faqe në ditë në ditarin e tij të burgut, teksa ka përfunduar një autobiografi dhe një skenar filmi.
Ai gjithashtu vazhdimisht dërgon ftesa për ta intervistuar në burg.
“Ai ende dëshiron të frymëzojë të tjerët dhe ende beson në një revolucion fashist”, raporton The Sun.
Planet e tij për të fituar para nga vrasjet janë një fyerje e plotë për viktimat e tij dhe familjet e tyre.
Breivik, i burgosur për 21 vjet, po bën një kërkesë të re për lirim me kusht dhe është i bindur se një ditë do të ecë i lirë.
Pavarësisht shijimit të një jete të qetë brenda një “apartamenti” me tre dhoma gjumi, i pajisur me një dhomë studimi, palestër dhe kuzhine, ai ka paraqitur një listë të ankesave të burgjet.
Breivik u bë një nga vrasësit më famëkeq në botë, kur më 22 korrik 2012 kreu i vetëm dy sulme vrasjesh masive.
Fillimisht ai vendosi bombë në një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin Oslo, e cila ishte në fakt vetëm një largim i vëmendjes. Më pas vrau me armë zjarri 77 viktima, shumica adoleshentë.