Shërbimet e sigurisë në Norvegji thanë se e kanë arrestuar një pedagog universiteti të akuzuar se punonte për Rusinë si spiun.
Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Oslos, PST, e arrestoi burrin në fjalë derisa ishte duke shkuar në punën e tij, pasi dyshuan se ai është një “kërcënim për interesat themelore kombëtare”.
I dyshuari, që thuhet se ishte rreth të 30-ve, mendohet se ishte një akademik brazilian, por zyrtarët thonë se ai është në të vërtetë rus.
Ambasada e Moskës në Oslo tha për mediat lokale se nuk ishte në dijeni të identitetit të personit.
Zyrtarët norvegjezë thanë se burri kishte punuar si studiues në Universitetin e Tromso në veri të vendit që nga viti 2021. Avokati i tij tha për mediat lokale se ai i mohon akuzat.
Por zëvendës-shefi i PST-së, Hedvig Moe, u tha gazetarëve se hetuesit ishin shqetësuar se njeriu “mund të ketë marrë një rrjet dhe informacion rreth politikës së Norvegjisë” në veri të vendit.
“Edhe nëse kjo, nuk është një kërcënim për sigurinë e mbretërisë, ne jemi të shqetësuar se mund të keqpërdoret nga Rusia”. shtoi ajo.
Ajo nuk pranoi të thoshte se çfarë e kishte nxitur arrestimin, duke thënë thjesht se “ishte pika e duhur për të ndaluar aktivitetin në të cilin ai ishte përfshirë”, shkruan BBC.