Norvegjia i ka dhuruar Ukrainës 22 obusa vetëlëvizës, për ta ndihmuar atë “të përballojë sulmet ruse”.
Ministri i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram, tha se zhvillimet në luftën në Ukrainë tani tregojnë se është e nevojshme të dhurohen sisteme më të rënda artilerie dhe armësh.
Ushtria Norvegjeze ka dhuruar armët e artilerisë M109, të cilat janë armë me rreze të gjatë veprimi, pasi kohët e fundit zëvendësoi stokun e tyre me artileri të re nga Koreja e Jugut.
Armët u dhuruan së bashku me pajisje, pjesë këmbimi dhe municione, njofton CNN.
Ushtarët ukrainas tashmë ishin trajnuar në përdorimin e sistemit nga ushtria norvegjeze në Gjermani.
Gram e quajti donacionin e Norvegjisë një kontribut thelbësor që është shumë i kërkuar nga Ukraina.
Shtetet e Bashkuara, Holanda dhe Gjermania janë disa nga vendet e tjera që i kanë siguruar Ukrainës furnizime me obus./Gazeta Enigma/