Norwichi e ka shënuar fitoren e parë të sezonit. “Kanarinat” kanë mposhtur në udhëtim Brentfordin me rezultat të ngushtë 1:2.
Fillimisht Normann realizoi qysh në minutën e gjashtë të ndeshjes, ndërsa në ndërtim të aksionit ndihmoi edhe Rashica.
Në minutën e 29-të Pukki shënoi nga penalltia të cilën vetë e nxori.
Vendasit arritën ta ngushtonin epërsinë në minutën e 60-të përmes Henry, por nuk arritën të ndalnin pikë në “Brentford Community Stadium”.
Ylli kosovar, Milot Rashica luajti pothuajse ndeshjen, teksa u zëvendësua në minutën e 90+5 për të humbur kohë.
Me këtë fitore, Norwich shkon në kuotën e pesë pikëve në vendin e 19-të, kurse Brentford bie në vendin e 14-të me 12 pikë gjithsej.