Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë.
SofaScore ka publikuar notat e lojtarëve të Kosovës për këtë takim.
Nota e përgjithshme e Kosovës sonte ishte 6.32, ndërsa më i vlerësuari ishte kapiteni Amir Rrahmani me notë 6.9.
Ndërkohë, nota më e dobët shkoi për Fidan Alitin, 6.1