Një person nga fshati Kufcë e Epërme e Novobërdës ka raportuar në polici se prindi i tij prej të enjtes nuk është kthyer në shtëpi.
“Fsh. Kufcë e Epërme, Novobërdë, 24.03.2022 – 07:30. Më 25.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se prindi i tij, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.