Një grua në Novobërde është rrahur nga dy familjarë të saj të martën rreth orës 15:00, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshje e cila është sulmuar fizikisht nga të dy familjarë të saj.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.