Klubi Futbollistik “Prishtina” ia ka shkaktuar disfatën e parë Dritës në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit triumfuan 1:2 me përmbysje në rezultat në minutat e fundit të duelit të zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha ndër tjerash se futbollistët e tij duhet ta harrojnë sa më shpejtë këtë disfatë.
“Realisht, nuk është e lehtë të luash kundër Prishtinës me një lojtar më pak në fushë. Provuam që në këtë lojë ta ndëshkonim kundërshtarin në kundërsulm. Kemi dalë në situata, por nuk arritëm të shënonim. Edhe lodhja e bëri të veten. Djemtë u vendosën shumë mirë në mesfushë. Dolëm edhe me Arditin në kundërsulm, por nuk shënuam. Goli erdhi nga një kënd i vështirë, ndërsa penalltia ishte me fat”, tha Nuhiu për ArtSport.
“Futbolli është me pengesa. Ka ende shumë kohë deri në fund të kampionatit. Duhet harruar këtë ndeshje dhe duhet të kemi karakter”, shtoi ai.
/Gazeta Enigma/