Drenica e ka shkaktuar befasinë e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur Dritën, njërën nga pretendetët për titull të kampionit.
“Kuqezinjtë” nga Skenderaj triumfuan 2:1 kundër nënkampiones në fuqi në stadiumin “Bajram Aliu”.
Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka marr përgjegjësitë për disfatën, ndërsa theksoi se kjo humbje e penalizon Dritën në garë për titull, ndonse thotë se ata do vazhdojnë luftën drejt trofeut.
“Edhe pse ishte fushë e vështirë, nuk e justifikoj, sepse ishte e njëjtë për të dyja ekipet. Skuadra kundërshtare atë që krijoi edhe e shfrytëzoi. Sot ishte maksimumi, atë që krijuam ndoshta nuk i realizuam sikurse kundërshtari. Nuk diskutohet që na penalizon, por ne nuk do të dorëzohemi. I marr të gjitha përgjegjësitë për këtë disfatë. Kemi 3-4 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës. Është ndeshje derbi dhe është mirë për shkak se ekipi gjen motivin për t’iu qasur më mirë ndeshjes. U kërkoj ndjesë shikuesve të cilët i falënderoj për mbështetje. Presim që t’i gëzojmë në ndeshjet e radhës”, ka thënë Nuhiu për Art Sport.
Drita është në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Drenica në pozitën e pestë me 31 pikë.