Java e gjashtë në Superligë sjell ndeshjen derbi FC Ballkani – FC Drita, që zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Një ditë para këtij takimi, Drita ka mbajtur konferencë për media, me ç’rast kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Blendi Baftiu folën për pritshmëritë dhe përgatitjet e ndeshjes.
Trajneri Nuhiu vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se ndeshja e nesërme do të jetë përballje e fortë dhe pret futboll kualitativ.
“Nesër pres një futboll kualitativ, sepse takohen dy skuadrat që viteve të fundit kanë pasur fjalën kryesore në kampionat apo edhe për shkak të cilësisë sepse të dyja skuadrat si njëra si tjetra kanë futbollistë shumë cilësorë. Për këtë pres që ky derbi ta arsyetoj epitetin. Takohemi me skuadrën besimplotë në kampionat, por gjithashtu në Evropë ka ecur shumë mirë. Kemi marr të gjitha masat, kemi pasur javën e plotë për të analizuar në detaje kundërshtarin dhe për këtë jam i bindur se futbollistët tanë do të sakrifikojnë gjithçka për të dal mirë nga kjo ndeshje. Apo me planin që kemi përgatitur kam besim të plotë se do të paraqitemi dhe ta nxjerrim atë sa më mirë në fushë”, ka thënë trajneri Nuhiu.
Optimist dhe të motivuar për këtë ndeshje janë edhe futbollistët dhe për këtë njoftoi futbollisti, Blendi Baftiu.
“Për ne është ndeshja e rradhës dhe nuk ka ndonjë presion të veçantë. Kemi përgatit ndeshjen mjaft mirë, gjatë tërë javës kemi analizu dhe jemi të gatshëm. Nuk diskutohet që Ballkani ka ekip cilësor, mirëpo motivi është shumë i lartë te ne dhe cilësia e kualiteti më bënë të besoj se ne do të dalim me fitore nga kjo ndeshje. Kemi me u mundu me i mbyll pikat e tyre të forta dhe me i shfrytëzu hapësirat që i lë kundërshtri. Kemi lojtarë kualitativ dhe të shpejtë që besoj nuk do ta kemi problem të kalojmë përpara e të krijojmë shanse. Atmosfera është shumë e mirë në grup dhe shpresoj të kemi edhe pak fat nesër e të dalim me fitore”, potencoi Baftiu.
Trajneri Nuhiu u pyet për cilësinë e skuadrave dhe paraqitjet e tyre në Evropë, për çka theksoi se rezultatet dhe paraqitjet ishin dinjitoze.
“Pres një përbalje të fortë realisht, sepse nuk janë të rastësishme rezultatet e tyre në kampionat e Evropë. Por, nuk duhet të harrojmë që edhe skuadra jonë ka cilësi dhe kemi pasur paraqitje dinjitoze në Evropë, duke parë edhe kundërshtarët tanë e që njëri nga ta tani po bënë një kampionat jashtëzakonisht të fortë në Belgjikë. Për ndeshjen e nesërme jemi përgatitur në maksimum, kemi armët tona, kemi potencialin tonë pres që nesër djemtë të japin gjithcka për të dal sa më mirë. Pres një ndeshje të taktizuar, le të fitoj futbolli, le të fitoj skuadra që do të ketë paraqitje më të mirë, padiskutim se si njëra si tjetra skuadër ka cilësitë e veta”, ka përfunduar Nuhiu.
Për këtë ndeshje mungon futbollisti, Muharrem Jashari, i cili po vazhdon rikuperimin.
Ndeshja FC Ballkani – FC Drita zhvillohet të dielën, ora ????????:???????? në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.