Nuhiu: Futbollistët treguan karakter, e merituam fitoren

Nuhiu: Futbollistët treguan karakter, e merituam fitoren

Drita fitoi ndeshjen e parë në Conference League kundër Deçiçit me rezultat 2-1.

Trajneri Ardian Nuhiu deklaroi se ekipi i tij e meritoi fitoren.

“E filluam ndeshjen shumë lehtë dhe pësuam. Por futbollistët treguan karakter, ata kanë bërë shumë për të marrë fitoren dhe me meritë e arritëm. Kundërshtari shumë vështirë thyhet, ka pranuar shumë pak gola. Në krijuam shumë raste dhe dominuam. Do të përgatitemi për ndeshjen e kthimit, ende nuk ka përfunduar asgjë do të jetë shumë vështirë” deklaroi Nuhiu.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Podgoricë të enjtën e ardhshme.

Related Articles