Nuhiu ia uron Ballkanit titullin

Nuhiu ia uron Ballkanit titullin

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i ka uruar skuadrës së Ballkanit titullin e kampionit në Superligën e Kosovës, ndonëse ka pranuar se i duhet edhe pak për t’u konfirmuar kampion i këtij sezoni.

Ballkani të enjten triumfoi 3:2 ndaj Dritës për ta bërë edhe një hap drejt titullit të parë në histori të klubit.

“U munduam të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë si Ballkani që ka bërë ndeshja shumë të mirë kundër gjitha skuadrave dhe është me meritë në pozitën e parë”, u shpreh Nuhiu.

“Dua ta uroj për titullin edhe pse i duhet edhe pak për ta fituar. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë, por mendoj se në pjesën e parë luajtëm mirë. Në përgjithësi ishte një ndeshje e hapur me shumë gola dhe shpresoj që tifozët të jenë kënaqur”.

Pesë xhiro pa mbaruar kampionati, Ballkani është lider me 69 pikë, 14 më shumë se Drita që mban vendin e dytë.

Related Articles