Nuhiu: Llapi luajti mençur, rezultati final ishte i drejtë

Nuhiu: Llapi luajti mençur, rezultati final ishte i drejtë

Drita dhe Llapi kanë barazuar në derbin e sotëm të xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës ishin të parët që kaluan në avantazh me golin e Valmir Veliut në minutën e 51’të të takimit.

Pas golit të pësuar Drita shpeshtoi sulmet ndaj Llapit dhe në minutën e 77’të Cuculi realizon nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili tha se,

“Llapi luajti një ndeshje të mençur, u mbrojtën mirë dhe prisnin të shfrytëzonin armën më të fortë të tyre që është kundërsulmi, duke e pasur parasysh që kundërshtari ishte i fortë, epilogu final ishte i drejtë”, tha Nuhiu.

Related Articles