Nuhiu: Nëse nuk e mbrojmë titullin do jetë dështim, por do luftojmë deri në fund!

Nuhiu: Nëse nuk e mbrojmë titullin do jetë dështim, por do luftojmë deri në fund!

Skuadra e Dritës është ndalur sërish, derisa këtë herë përballë rivalit lokal Gjilani, në kryendeshjen e xhiros së 33-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar, raporton Gazeta Enigma.

Tashmë ‘bardhekaltërit’ mbeten katër pikë prapa liderit Prishtina, teksa kanë mbetur edhe nëntë pikë deri në fund.

Trajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu e pranon që në rast se skuadra e tij nuk arrinë ta mbroj titullin kampion këtë edicion do të jetë një dështim, pasi që objektivi i tyre isht i qartë nga fillimi i kampionatit.

“Po do të thoja që është një dështim nëse nuk arrijmë ta mbrojmë titullin kampion, pasi që ky isht objektivi ynë nga fillimi i kampionatit dhe për këtë e mbajë unë si kryetrajner përgjegjësinë. Luajtëm më mirë se kundërshtari, por jo mjaftushëm për ta fituar ndeshjen. Përderisa do të ketë gjasa matematikore ne do të luftojmë deri në fund për ta mbrojtur titullin kampion”, deklaroi Nuhiu.

Ky barazim e lë skuadrën e Dritës plot katër pikë prapa liderit Prishtina, derisa në kuadër të xhiros së 34-të luan ndaj Ballkanit në shtëpi.

/Gazeta Enigma/

Related Articles