Nuhiu: Nuk jemi rrezikuar asnjëherë

Nuhiu: Nuk jemi rrezikuar asnjëherë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, që pas ndeshjes së parë e ka kuptuar se skuadra që drejton ka cilësi ta eliminoi Inter Turkun. Turku kishte fituar në shtëpi 1:0, por të martën mbrëma në Prishtinë, Drita fitoi 3:0 dhe avancoi tutje në Ligën e Konferencës.

“Personalisht për mua, ndeshja e parë më ka dhënë besim të plotë se do të luajmë ndeshje të tillë. Kemi humbur nga një episod, ndonëse krijuam raste. Por kishim besim të fuqishëm. Edhe pas ndeshjes atje e kam parë në fytyrat e lojtarëve se kishim besim. E kemi analizuar ndeshjen në çdo detaj. Duhet të përgëzoj lojtarët për shpirtin luftarak, për angazhimin”, ka theksuar Nuhiu

“Fitoren kam dëshirë t’ua kushtoi ‘Intelektualëve’ që kanë mbështetur skuadrën për 90 minuta. Por edhe familjes time. Më meritorët janë futbollistët që besuan fuqishëm. Pos që fituam, nuk lejuam kundërshtarin të na rrezikoi asnjëherë. Rezultati ka mundur të jetë më i thellë”, ka shtuar trajneri shkupjan.

Tani Drita përballet me Antwerpin belg.

“Nga tani do të fillojmë të mendojmë për skuadrën kundërshtare. Nuk do të ndjehemi inferior ndaj Antwerpit edhe pse ka cilësi”, thotë Nuhiu.

Related Articles