Policia e Kosovës njofton se është zhdukur një person nga Prishtina.
Tutje në njoftim thuhet se viktima ishte i shtruar në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinës, pastaj është larguar nga aty dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tij.
Ndryshe, rasti vazhdon të hetohet
“Me datën 24.04.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i shtrirë në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë është larguar nga klinika dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.