Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar në Ukrainë.
“Bufi”, siç e njohin të gjithë për personazhin e tij në njërin prej serialeve komike, e ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku e ka gërshetuar politikën me sportin.
Ai njihet për postimet komike, por kohë pas kohe di të bëhet edhe serioz.
Spahiu është tifoz i flaktë i Chelseat, por pasi pronari i klubit anglez është rus, pra Roman Abramovich, aktori nga Gjilani zotohet se nuk do të jetë më tifoz i “Blues” derisa pronar të jetë miliarderi rus, i akuzuar se e ndihmoi ngritjen e perandorisë së presidentit rus, Vladimir Putin.
Ndër të tjera, Abramovichit i është ndaluar hyrja dhe jetesa në Britaninë e Madhe.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e “Bufit”: